Kreu i ri i LSI-së, Petrit Vasili, ka treguar detaje nga takimet e shpeshta Rama-Meta, që janë zhvilluar herë pas here gjatë muajve të fundit lidhur me krizën politike.
Duke u ndalur tek darka e shumëkomentuar në një restorant tek Pazari i Ri, ministri Vasili ka treguar edhe disa momente interesante të bisedës mes të pranishmëve.
Ai mohon që gjatë këtyre takimeve të jetë diskutuar zgjedhja e Ilir Metës, President i vendit, shkruan lapsi.al
“Në takimet Rama-Meta nuk është folur për zgjedhjen e kreut të LSI si president i vendit. Kjo nuk është diskutuar asnjëherë në këto takime. Duke qenë se me rëndësi ishte stabiliteti i vendit vendimet për zgjedhjen e Presidentit u morën me shpejtësi. Me djegien e tre raundeve për zgjedhjen e presidentit, gjërat ndryshuan.
Në takimet Rama-Meta sigurisht që nuk diskutohej vetëm për politikë. Bisedohej për tema të ndryshme. Në darkën në zonën e Pazarit të ri, ndër të tjera u diskutua për rikonstruksionin e zonës së Pazarit të Ri, investimet e bëra, projektet. Shkëmbyem edhe kujtime. Unë si më i vjetër në moshë, kujtova edhe disa gjëra më shumë”, – u shpreh Vasili në emisionin “Studio e Hapur”.
Tragjedi në Itali, orteku vret dy turistë në Bolzano
Trump: Irani nuk do që SHBA-ja ta godasë
KF Ulpiana zgjedh kryetarin e ri – Fitim Dragaqina merr drej...
Trump: Kam parandaluar nisjen e tre luftërave bërthamore
Ushqimet ultra të përpunuara janë po aq të rrezikshme sa cig...
Vlorë: Automjeti përfshihet nga flakët në zonën e Ujit të Ft...