Policia e Elbasanit shpalli në kërkim një person të dyshuar për plagosjen me armë të 22-vjeçarit Xhon Rusta.
Shkak i konflikti që çoi në plagosje mësohet se është një parakalim i një prej automjeteve me të cilët udhëtonin personat. I shpalluri në kërkim u identifikua me inicialet J.S. Hetuesit njohën autorin nga kamerat e sigurisë së një biznesi pranë vendit të ngjarjes lagjen “11 Nëntori”.
I plagosuri Rusta, sipas burimeve të policisë për TvKlan, është kushëri i Suel Çelës, i njohur për përplasjen me policinë e Elbasanit me 19 Shtator, kur ai goditi makinën e zv/drejtorit të Policisë Gjergj Oshafi. Sipas hetimit, autori dhe i plagosuri udhëtonin veç e me dy automjete të ndryshme. Ata u përplasën verbalisht pas një parakalimi. Më pas J.S. qëlloi me pistoletë në drejtim të Rustës, duke e lënë atë të plagosur.
Pas ngjarjes, Rusta u dërgua në spital ku edhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në vendin e ngjarjes, policia gjeti edhe një gëzhojë të një pistolete. I plagosuri njihet si person me precedent penal në fushën e krimeve kundër personit. Po ashtu ai ka qenë i dënuar më parë për plagosje me armë zjarri./tvklan
Italia konfirmon ndihmën ushtarake për Kievin edhe në 2026
Përpjekjet e Izraelit për të destabilizuar rajonin po rriten...
Eurodeputeti austriak uron Kurtin: Koha për një qeveri të që...
Përfundon numërimi i votave në katër komuna të Kosovës
Roma me fitore solide ndaj Genoas, vazhdon luftën për titull
Labubu, “6-7” dhe “brain rot”, trendet e 2025 që mbizotëruan...