Era e fortë që ka përfshirë qytetin e Durrësit mbrëmjen e sotme është bërë shkak për përplasjen e tre trageteve të ankoruar në port.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:15 të mbrëmjes së sotme, kur trageti AF Claudia është përplasur me dy tragetet e tjerë AF Marina dhe Bari, që ndodheshin të ankoruar në Terminal.
Trageti AF Claudia po nisej drejt Ankonës. Burime nga porti i Durrësit thanë për ATSH-në se ngjarja ka pasur shkak erën shumë të fortë.
Raportohet se nuk ka pasur dëme problematike. Trageti AF Claudia u ndihmua nga rimorkiatorët dhe në orën 21.20 vijoi normalisht udhëtimin drejt Ankonës.
Incidenti u raportua zyrtarisht edhe nga Drejtoria e Përgjithshme Detare. “Në orën 19:30 në portin e Durrësit ka ndodhur një incident. Gjatë manovrave për të dalë nga porti trageti A/F CLAUDIA pasi ka tërhequr spirancën është shtyrë nga era e fortë dhe ka prekur me fërkim tragetin BARI dhe AF MARINA. Menjëherë kanë hyrë në veprim dy rimorkiatorët të cilët kanë shmangur përplasjet, dhe trageti CLAUDIA ka dalë nga porti dhe ka vazhduar rrugën për Ankona. Nuk ka asnjë dëmtim të anijeve dhe të pasagjerëve të cilët udhëtonin me linjën e Ankonës”, thuhet në njoftim.
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...