Një aksident me pasojë plagosjen e 2 personave është shënuar mbrëmjen e së mërkurës në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”.
Policia tha se aksidenti ndodhi në afërsi të fshatit Petrushë, automjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin E. S., është përplasur me automjetin tip “Ford”, me drejtues shtetasi Ll. B.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar 2 pasagjerë në mjetin tip “Volkswagen”, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat dhe shkakun e aksidentit./euronews
Klinika Stomatologjike kryen suksesshëm rehabilitimin protet...
Rama në Tivat për Samitin BE-Ballkani Perëndimor: Fokus në z...
Dy milionë euro për linjat ajrore: Si do të shpërndahet ndih...
Merz dhe Macron me plan të ri për afrimin e Ballkanit drejt ...
Dy persona therën me thikë në Prizren, policia zbulon detaje...
Pacolli: Kompleksi Memorial “Adem Jashari” po jetësohet, gat...