Një situatë më e përmirësuar paraqitet sot në Durrës, pas dy ditëve me reshje të dendura të shiut të cilat shkaktuan përmbytje të tokave dhe banesave.
Autoritetet njoftojnë se niveli në Hidrovorin e Porto-Romanos është një metër, kurse në Hidrovorin e Hamallajt është 1.2 metër.
Niveli i ujit në lumin Erzen dhe Ishëm është ulur me rreth dy metër, dhe për pasojë është tërhequr uji nga tokat bujqësore në Njësinë Administrative Bubq, Bashkia Krujë.
Po ashtu, është larguar uji nga tetë banesat me prezencë uji në Rajonin Nr.6 në qytetin e Durrësit, raporton topchannel.
Të gjitha akset rrugore janë pa probleme dhe janë të kalueshme normalisht, ndërsa intensiteti i reshjeve ka qenë shumë i ulët.
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira