8-vjeçari i plagosur në aksidentin e ndodhur në zonën e ish-Kënetës në Durrës, ka kaluar momentalisht gjendjen e rëndë dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Siç shkruan Tch, ai pritet të kalojë në pavion por do të vijojë të ndiqet nga mjekët e Spitalit të Traumës për trajtimin e dëmtimeve të marra nga aksidenti.
Kujtojmë se pasditen e së dielës, një aksident tragjik i mori jetën dy fëmijëve, Kles Nikolli, 9 vjeç dhe Enea Muçaj, 12 vjeç, ndërsa i plagosur mbeti shoku i tyre 8-vjeçar.
Ata u përplasën nga automjeti i drejtuar nga 57-vjeçari Nikoll Radaçi, i cili dyshohet se ishte në gjendje të dehur në momentin e ngjarjes.
LEXO EDHE:
Aksidenti që tronditi Durrësin, momenti kur mjeti me shpejtësi skëterrë përplas për vdekje fëmijët
Përplasi për vdekje 2 të miturit, shoferi dëshmon në Polici: Më vrisni, nuk meritoj të jetoj!
KQZ hap afatin për korrigjimin e pasaktësive në Listën e Vot...
Trumpi paralajmëron sulme “shumë më të fuqishme” nëse Irani ...
Pas pezullimit, shkarkohet nga detyra drejtori i Policisë së...
Kongresi Botëror i ligjit/ Mbahet në Tiranë, Rama: Privilegj...
Grindje për lëndime, udhëtim me jaht dhe peticion: Çfarë po ...
Prokuroria sekuestron 9 automjete, dyshohet se u përfituan m...