Plot 11.5 ton kanabis sativa janë zbuluar në një magazinë në Përmet.
Policia e shtetit në bashkëpunim me SH.Ç.B.A zhvilluan sot një operacion të madh antikanabis, ku zbuluan edhe magazinin e mbushur me drogë.
Magazina është zbuluar në fshatin Pagri në Përmet, ndërsa nuk dihet ende se në pronësi të kujt është.
Operacioni i madh antidrogë zgjati disa orë, ndërsa hetimit kishin disa kohë që kishin filluar.
Në Operacionin antidroga u angazhuan Forca e Posaçme Operacionale, Drejtoria e Policisë Gjirokastër, Sh.Ç.B.A dhe Policia e Përmetit.
Operacioni po vijon për kapjen e personave të cilët kanë lidhje me këtë sasi të madhe droge.
Sllovakia gati të zhbllokojë huanë prej 90 miliardë eurosh p...
Inter afër titullit në Serie A pas fitores bindëse ndaj Cagl...
Sinan Dauti, i zhdukur gjatë luftës në Kosovë, rivarroset ne...
22 të shoqëruar, molotov, gaz lotsjellës e përplasje fizike ...
Bisedime mes SHBA-së dhe Iranit – 20 miliardë dollarë ...
Mister në SHBA, 11 shkencëtarë dhe personel ushtarak të vdek...