Kryeministri Edi Rama do të mbledhë sot, në orën 08:30, Komitetin Ndërministror të Emergjencave Civile për të adresuar situatën e krijuar nga përmbytjet e ditëve të fundit, si pasojë e reshjeve intensive të shiut në disa zona të vendit.
Gjatë mbledhjes do të diskutohen masat që do të ndërmerren dhe hapat konkretë për mbështetjen e familjeve të prekura nga përmbytjet. Fokus i veçantë do t’i kushtohet menaxhimit të situatës emergjente dhe koordinimit të institucioneve përgjegjëse.
Po ashtu, në mbledhje do të diskutohet edhe paketa e dëmshpërblimeve, nga e cila do të përfitojnë familjet, bizneset dhe fermerët, tokat bujqësore të të cilëve janë dëmtuar nga përmbytjet.
Pjesë e takimit do të jenë edhe Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Brendshme, Ministria e Financave, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Bujqësisë, si dhe përfaqësues të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile./rtsh
Përfundojnë bisedimet e fazës së parë ShBA-Iran
Vjosa Osmani merr pjesë në varrimin e babait të Albulena Hax...
Trump: Po fillojmë procesin e pastrimit të Ngushticës së Hor...
Gazetari shqiptar që vepron në Amerikë: Kjo ishte historia m...
Kurti me deputetë e ministra të VV-së të pranishëm në varrim...
Ka filluar takimi i shumëpritur mes SHBA-së dhe Iranit