Mbi 5 mijë hektarë tokë në Shkodër janë nën pushtetin e ujit.
Fshatra të tëra janë pa energji elektrike për shkak të dëmtimit të rrjetit shpërndarës, ndërsa dhjetra familje kanë braktisur banesat për shkak të rrezikut që u kanoset. Situata paraqitet më problematike në njësitë administrative të kësaj bashkie, ku problem më vete është edhe mungesa e ushqimit dhe kushteve të përshtatshme për bagëtinë.
Gjatë natës së kaluar niveli i ujit në liqenin e Shkodrës u rrit aq shumë sa doli në rrugë, duke përmbytur biznese e shtëpi aty pranë.
Ironike në këtë situatë është fakti se banorët e përmbytur s’kanë marrë ende dëmshpërblimet e vitit 2010-2011. Përmbytjet ripërsëriten, masa nuk merren dhe as dëmshpërblimet nuk duken gjëkundi. Situata pritet të përkeqësohet duke qenë se sonte gjatë natës dhe ditën e nesërme do të ketë sërish reshje shiu me intensitet të lartë./lapsi/
Alvarez futet në “radarin” e Perezit, Atletico g...
Zv.kryeministri i Belgjikës: Asnjë parti s’mund të qeverisë ...
Memoriali i Adem Jasharit, Rama: Do të jetësohet zëri i hero...
Top 10 yjet që do të debutojnë në Kupën e Botës 2026: Nga Ha...
Beyer thirrje politikanëve në Kosovë: Të tejkalohet jofunksi...
Gjykatat në Kosovë nën akuza për korrupsion dhe zvarritje – ...