Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në “Rrugën e Elbasanit” në Tiranë, Shqipëri.
Siç raporton Euronews Albania, një autobus ka dalë nga rruga dhe është përmbysur e për pasojë tre pasagjerë kanë mbetur të lënduar.
“Më datë 26.03.2023, rreth orës 15:45, në Rrugën e Elbasanit, shtetasi Gentjan Qosja, 42 vjeç, duke drejtuar autobusin e linjës së Krrabës, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e autobusit dhe si pasojë autobusi ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.”- njofton policia.
Pas testit të alkoolit, drejtuesi i autobusit nuk ka rezultuar nën efektin e pijeve alkoolike.
Pamje nga vendngjarja
Gazetari Eni Ferhati nga vendi i ngjarjes bëri me dije se në autobus ndodheshin 20 persona.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e ambulancës dhe shërbimet e Policisë.
Protesta në Zveçan, policia: Sulm ndaj rendit kushtetues, 70...
Ledri Vula flet për marrëdhënien me Sarën: E zgjoj në katër ...
Për 5 muaj 113 mjek u larguan nga vendi, 300 pritet të largo...
Rezultonte i humbur, gjendet 84 vjeçari në Prishtinë
Edhe sot po vazhdojnë protestat në veri, situata e qetë
ASK: Çmimet e importit në Kosovë u ngritën për 1.1%