Për shkak të përkeqësimit të kushteve të motitn nga dita e diel do të ndalohet lëvizja e anijeve të pasagjerëve në linjat ndërkombëtare Durrës-Bari-Durrës dhe Vlorë-Brindisi-Vlorë, njofton Drejtoria e Përgjithshme Detare e Shqipërisë.
Po ashtu, do të ndalohet lundrimi për të gjitha mjetet e vogla si dhe për anijet e peshkimit.
Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike, përgjatë bregdetit shqiptar gjatë datave 09-10-11.03.2024 era do të fryj deri 25-45m/s dhe lartësia e dallgëve mund të shkoj deri në 4 metra, transmeton RTSH.
Sipas DPD-së, anijet e transportit ndërkombëtar detar për pasagjer dhe automjete në linjën Durrës-Bari-Durrës dhe Vlorë-Brindisi-Vlorë, ditën e shtunë do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse.
Trageti i linjës Durrës-Ankona-Durrës do të operojë normalisht ditën e diel.
Ditën e diel datë 10.03.2024 do të ndalohet lëvizja e anijeve për pasagjerë në linjat ndërkombëtare Durrës-Bari-Durrës dhe Vlorë-Brindisi-Vlorë./rtk
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit