Autoriteti Rrugor Shqiptar me anë një video të postuar në Facebook, njofton se ka përfunduar në 100 përqind rruga Dukaj-Sinanaj, që lidh Tepelenën me Vlorën.
Më herët ministrja Balluku dhe kryeministri Rama ndërsa inspektonin punimet thanë se rruga synon ta kthejë këtë zonë në potencial turistik dhe bujqësor, në burim fitimi për banorët, komunitetet e për ekonominë kombëtare.
Kostoja e investimit në këtë rrugë kap shifrën e rreth 3.7 milionë euro dhe është 14,5 km e gjatë .
Rruga ndjek gjurmën e vjetër që është ndërtuar nga italianët që në vitin 1920, por është investuar në ndërtimin e saj, duke siguruar të gjithë elementët teknikë të sigurisë rrugore, sipas autoriteteve.
Postimi i ARRSH:
?Rruga Dukaj-Sinanaj përfunduar 100% ✅
E plotësuar me sinjalistikë vertikale/horizontale ?
?Lehtëson lëvizjen
?Lidh Bashkinë Tepelenë me Bashkinë Vlorë
?Rrit turizmin
?Ndihmon fermerët
#RrugëtKombëtare
#PërShqipërinëQëDuam
#ARRSH #MIE
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...