Përfituan në mënyrë abuzive, KLSH kallzon në prokurori 2 ish-regjistrues dhe 4 specialistë

08:33 | 21 Shkurt 2020

Këshilli i Lartë i Shteti ka kallzuar në Prokurori për shpërdorim detyre 2 ish-regjistrues dhe 4 specialiste të ish- ZVRPP Bulqizë. Lajmin e bëri të ditur vetë KLSH me anë të një njoftimi për shtyp. KLSH ka kryer kallëzim penal në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Bulqizë, për shtetasit me iniciale:A.R, S.B ish-Regjistrues dhe, A.H, T.H, N.L, G.H me detyrë Specialist.

Sipas njoftimit të KLSH-së këta punonjës kanë përfituar në mënyrë abuzive në kushtet e mungesës së AMTP-ve në favor të subjekteve private dhe në kushtet e mungesës së dokumentacionit ligjor të truallit dhe objekteve, duke kryer transaksione, tjetërsuar pasuri në mungesë të dokumentacionit që shërben si titull pronësie, si dhe kanë bërë ndryshime hartografike dhe në sipërfaqe, kryer korrigjime, përfshirë sipërfaqe të pasurisë “rrugë”, për të cilën mungon dokumentacioni i fitimit të pronësisë.

Për këta punonjës rëndojnë akuzat:

-Kanë përfituar në mënyrë abuzive në kushtet e mungesës së AMTP në favor të subjektit privat N.L dhe në kushtet e mungesës së dokumentacionit ligjor të truallit dhe objekteve, duke kryer transaksione e regjistruar kontratë shitje nr. 428/176, datë 23.03.1999 në shkelje të dispozitave ligjore përcaktuar .
– Në 2 raste, kanë regjistruar pasuri të paluajtshme arë me sipërfaqe 16768 m2(e tjetërsuar), në shkelje të dispozitave ligjore, pasi regjistrimi i pasurive është kryer në mungesë të dokumentacionit që shërben si Titull Pronësie, duke bërë ndryshim kufiri dhe ndryshim në sipërfaqe, brenda kësaj pasurie janë përfshirë sipërfaqe llojit “rrugë”.
Në 10 raste kanë regjistruar pasuritë e paluajtshme për poseduesit e AMTP-ve përkatëse, lidhur me regjistrimin e pasurive truall+ndërtesë në zonat urbane të fshatrave, pasi regjistrimi i pasurive truall+ndërtesë, është kryer në mungesë të dokumentit ligjor “Lista emërore e pronarëve të trojeve dhe shtëpive”, që shërben si Titull Pronësie;
Në 4 raste,në ZK 3694 dhe ZK 1763, kanë regjistruar pasuritë e paluajtshme një sipërfaqe toke në total prej 5790 m2, më tepër se sipërfaqja takuese sipas AMTP-së.
Në 2 raste në ZK 3694 dhe ZK 1763, kanë regjistruar me AMTP-të të korrigjuara, duke rritur fiktivisht sipërfaqen takuese dhe përfituar më tepër 5520 m2.
Në 8 raste, në ZK 3694 dhe ZK 1532, kanë regjistruar pasuri dhe kanë kryer transaksione, pasi kanë përfituar më tepër në total tokë me sipërfaqe 89800 m2 për një trung familjar janë lëshuar 2 e më shumë AMTP, se sipërfaqja takuese sipas normës për frymë, bazuar në përbërjen familjare me datë 01.08.1991,duke shkelur kriterin e ndarjes së tokës sipas normës për frymë të çdo fshati, dhe ndarë tokë në mënyrë të pa barabartë.
Në 6 raste kanë regjistruar pasuri në favor të poseduesve të AMTP-ve përkatëse, ku konstatohet se në këto raste AMTP-të nuk mund të shërbejnë si titull pronësie, pasi pasuritë e regjistruara nuk janë të llojit “tokë bujqësore”, për rrjedhojë në kundërshtim me dispozitat ligjore është tjetërsuar pasuria “shtet” me sipërfaqe totale 18500 m2, që në KPP dhe regjistrat përkatës figuron e llojit: “pyll”, “truall” “livadh” dhe “kullotë”, për të cilat në të gjitha rastet janë lëshuar certifikata pronësie për tokë arë, ndërsa ZVRPP Bulqizë , nuk duhet të procedonte me regjistrimin e pasurive përkatëse, deri në konfirmimin zyrtar nga institucionet përkatëse.
Në 2 raste, ka regjistruar pasuri të paluajtshme sipas AMTP në ZK 8612, qyteti Bulqizë dhe ZK 1532, fshati Dragua, të cilat janë lëshuar për persona që nuk janë përfitues të tokës, pasi nuk janë brenda juridiksionit që ushtron detyrën Komisioni i Ndarjes së Tokës në Fshat, kjo e vërtetuar me certifikatën e përbërjes familjare datë 1.08.1991.
Në 2 raste, në ZK 3694, kanë regjistruar pasuri të paluajtshme llojit arë me sipërfaqe 5312 m2(e tjetërsuar) dhe në ZK 3694, arë me sipërfaqe 1856 m2, në shkelje të dispozitave ligjore, dhe në mungesë të dokumentacionit që shërben si Titull Pronësie.
Në një rast kanë ofruar shërbimi e kërkuar subjektit, në kushtet kur AMTP nr. 2641 është lëshuar dhe i përket ZK 3694 Vajkal (rurale) dhe është regjistruar në ZK8611 Bulqizë e re (urbane). Gjithashtu është ndryshuar zëri kadastral pronave që i shërbejnë një interesi publik nga Shesh në Arë.
Në 2 raste ka ofruar shërbimi e kërkuar subjektit, në kushtet kur AMTP nr. 26723 dhe AMTP nr. 26729 u mungon nënshkrimi i kryetarit të komisionit të tokës në fshat si dhe nënshkrimi i përfituesit, gjithashtu është korrigjuar numri i aktit dhe sipërfaqja totale.
Në 1 rast ka ofruar shërbimi e kërkuar subjektit, në kushtet kur nuk është bërë bilanci i sipërfaqes totale që përmban AMTP nr. 26729 me sipërfaqen e LN duke përfituar 1708 m2 më tepër se akti i fitimit të pronësisë.
Nga Zyra vendore e ASHK(ish-ZVRPP)Bulqizë nuk janë verifikuar elementet e formës dhe të përmbajtjes të pasurisë nr. 184/6, v. 1, faqe 40, përfituar nga ligji e Privatizimit nr. 7512, date 10.08.1991 me ndryshimet e mëvonshme, pa u përcaktuar më pare marrëdhëniet e pronësisë, me kontratë qiraje apo kontratë shitje, si dhe nuk rezulton të jete paguar qira trualli nga koha e privatizimit të objektit dhe pas.
Në 4 raste ka kryer veprime në (KPP) duke lëshuar certifikata pronësie, mungon origjina e kësaj prone, kontrata e shitblerjes, nuk është bërë verifikimi nëse prona në fjalë rrjedhin nga tituj pronësie të pronarit të fundit të saj, të regjistruar më parë në regjistër.
Në 12 raste që ju përkasin ZK 8612 dhe ZK 3694, kanë regjistruar pasuritë e paluajtshme përfituar me leje legalizimi, duke mos zbatuar kërkesat ligjore, pasi legalizimi është kryer mbi objekte që rezultojnë të regjistruara në KPP, në pronësi “shtet”, për të cilat nuk ka ndonjë akt administrativ të lëshuar nga organet përkatëse. Është fshirë e drejta e pronësisë shtetërore për pasuritë ndërtesë me sipërfaqe totale 1498 m2, e cila konsiderohet përvetësim i paligjshëm i pronës shtetërore
Në 3 raste ka regjistruar pasuritë e paluajtshme me parregullsi dhe në mungesë të dokumentacionit urbanistik tekniko ligjor, si dhe në mungesë të marrëdhënieve me truallin.
Në 1 rast nuk përputhet sipërfaqja e sheshit të ndërtimit e përcaktuar në formularin nr. 2 e cila është 320 m2 dhe kontratës së shitblerjes e cila është 152 m2, duke regjistruar më pakë në kartela një sipërfaqe prej 168 m2./TCH

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara