Pëllumb Pipero infektohet me COVID/ Nelaj: Pas dozës së dytë nis mbrojtja

20:28 | 27 Janar 2021

16 ditë pasi bëri vaksinën, mjeku infeksionit Pëllumb Pipero, i cili ishte ndër të parët që mori dozën e Phizer, u konfirmua pozitiv me koronavirus.

Ekspertja e Institutit të Shëndetit Publik, Erida Nelaj tregoi se Pipero është në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa sqaroi se vetëm një javë pas dozës së dytë mund të jemi të sigurt dhe të mbrojtur.

“Është mirë, me shenja të lehta, edhe vaksinimi mund ta ketë favorizuar që ta kalojë me shenja të lehta. Nuk e ka nga vaksina, çdo kush që rezulton pozitiv pas vaksinimit, rezulton pozitiv pasi infektohet. Mbrojtja pas dozës së parë fillon pas dy javësh, ku kemi krijimin e antitrupave. Mbrojtja më e mirë është me dy doza, dhe rreth 1 javë pas dozës së dytë mund të jemi të sigurt për individët që krijojnë antitrupa, në mënyrë që të kemi një mbrojtje shumë më të mirë. Kush vaksinohet me dozën e parë, duhet të presë dozën e dytë.”

Nelaj shtoi se deri më tani janë vaksinuar rreth 600 mjekë dhe infermierë.

“Dozat e dyta të tyre fillojnë nga data 2 shkurt.”

Po ashtu, ajo ka treguar se kur pritet të mbërrijnë dozat e tjera të vaksinës.

“Shpresojmë që në shkurt të vijë pjesa e dytë që kompania Phizer ka premtuar. Në shkurt hapet dhe dritarja për vendet e COVAX për vaksinën e Phizer. Po përgatiten me logjistikë dhe trajnime dy pika të tjera, ajo e Shkodrës dhe e Vlorës. Me të mbaruar në këto pika me personelin kryesor të vijës së parë, pastaj do të fillojmë shtrirjen në popullatë.”/vizion plus

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara