Partia Socialiste ka refuzuar një propozim të opozitës për t’i hequr gjyqtarëve dhe prokurorëve mbrojtjen që u jep ligji i vettingut, nëse ata japin dorëheqjen.
Në këtë rast ligji i vettingut u siguron atyre ndërprerjen e vettingut dhe mosndjekjen penale. Propozimin nga opozita e bëri Enkelejd Alibeaj në Këshillin e Legjislacionit, nisur nga disa raste dorëheqjesh së fundmi dhe debatin që po i shoqëron ato, nëse duhet apo jo t’u ndërpritet vettingu.
‘Unë mendoj që nuk është e këshillueshme që të ketë amnisti të tillë’,- u shpreh Alibeaj. Ai i propozoi Këshillit që t’i dërgojë një letër tre organeve të vettingut dhe ONM-së për t’i pyetur, nëse ligji i vettingut duhet ribërë, duke marrë në konsideratë edhe arsyetimin e Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje.
Por përfaqësuesja e Partisë Socialiste e refuzoi këtë propozim duke lënë në fuqi mbrojtjen nga ndjekja penale të çdo prokurori dhe gjyqtari që jep dorëheqjen dhe ndërpret vettingun.
Ligji i vettingut u miratua në menyrë të njëanshme nga Partia Socialiste dhe gjatë zbatimit të tij po qartësohet se ai mbron ata që dyshohet se nuk e kalojnë procesin e vettingut.
Këtë e përforcoi edhe Gjykata Kushtetuese, në vendimin e të cilës thuhet se “subjekti i rivlerësimit ka të drejtë të japë dorëheqjen dhe në këtë rast procesi i rivlerësimit ndërpritet”.
Shqipëri, rritje e ndjeshme e investimeve nga Kosova
“Operacion i inskenuar”: Reagojnë gazetarët dhe ...
Conte afër rikthimit të madh tek Italia
Dy avionë u bllokuan, si e nxorën nga Irani komandot amerika...
Trump: Mund të arrijmë marrëveshje me Iranin të hënën
NASA: Artemis II është tashmë më afër Hënës sesa Tokës