Kryetari i Komisionit të Administrimit të Zgjedhjeve në PD, Jemin Gjana thotë se rezultati zyrtar për kryetar partie pritet të publikohet ditën e hënë, ndërsa rezultati paraprak flet për një fitore bindëse për Lulzim Bashën.
Kryetari aktual i PD, sipas rezultatit paraprak të publikuar nga PD, ka marrë 80% të votave.
Kandidati i dytë më i votuar është Agron Shehaj me 15.55% ndërsa Edit Harxhi ka marrë 2.45% kurse Fatbardh Kadilli 2% të votave.
Këto janë zgjedhjet e treta brenda PD-së që Lulzim Basha fiton.
Në garën e parë për të marrë drejtimin e PD, ai fitoi në vitin 2013 përballë Sokol Olldashit, kurse në vitin 2017 pas humbjes në zgjedhjet parlamentare fitoi sërish garën për të qenë kryetar partie përballë Eduart Selamit.
Rezultati paraprak:
Lulzim Basha 80%
Agron Shehaj 15.55%
Edit Harxhi 2.45%
Fatbardh Kadilli 2%
Ilir Shaqiri interpreton “Jam Shqiptar” me djalin dhe nipin ...
Vlora Çitaku në protestën për ish-krerët e UÇK-së: Jam këtu ...
Haklaj: UÇK, tre shkronjat më të arta të alfabetit shqip
Gucati: Gjykimi ndaj pjesëtarëve të UÇK-së është sipas vulln...
“Serbi, serbi”, një person largohet nga bina e vendosu...
Bedri Hamza do i vizitojë Thaçin e Veselin në Hagë