Zëdhënësja e PD-së Ina Zhupa ka publikuar një video të një sërë deklaratave që kryeministri Rama ka dhënë për menaxhimin e situatës pas tërmetit. Zhupa ka vënë në linjë deklaratat duke nisur që nga tërmeti në Korçë, i cili la dhjetëra banorë jashtë banesave.
Pavarësisht se muajt kaluan dhe Rama u premtoi rindërtimin e shtëpive, asgjë nuk është kryer deri më sot ka theksuar Zhupa.
Ndërsa në lidhje me rindërtimin e banesave të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, demokratja vë në dukje sesi kryeministri i ndërron deklaratat e tij në varësi të vendit ku i thotë ato, apo edhe faktin se njëherë shprehet se gjithçka do të kryhet në 2020, e më tutje në 2021, në fundin e mandatit të qeverisë së tij.
Ja çfarë shkruan Zhupa:
Ja pse Rama nuk është i besueshëm as për përballimin e pasojave të tërmetit!
Deklaratat e Ramës tregojnë qartë që ai nuk ka idenë, nuk ka një plan edhe nuk ka asnjë përgjegjësi për ato që thotë në lidhje me rindërtimin pas termeteve.
Duke e nisur që nga termeti i Korçes, ai ju deklaroj banorëve që brenda verës do zgjidhej me banesa të reja dhe në vjeshtë do hynin në shtepitë e reja. Asgjë nuk ka ndodhur, sot 6 muaj mbrapa atij tërmeti. I ka mashtruar banorët e Korces.
Vazhdon ndryshon deklaratat për afatet e rindërtimit pas termetit të 26 nëntorit. Në 27 nëntor pas tërmetit të tmerrshem në Durrës deklaronte se brenda vitit 2020 do ishin banorët nëpër shtepi të reja, më pas me 14 dhjetor e shtyu duke e lënë për qershorin 2021.
Po ashtu ndryshon deklaratat për paratë që nevojiten për rindërtimin. Në parlament deklaron se mund ti bejmë me parate tona, në Turqi deklaron qe nuk i bëjmë dot me parate tona na duhen ndihma. Është i gatshëm të sakrifikoj cdo para të qytetarëve, gjelin e festave të pensionistëve, shpërblimet e administrates, rrogat e mësuesve dhe policeve por nuk pranon të preki asnjë qindarkë nga milionat e eurove te oligarkëve.
Ndiqni videon për të kuptuar se jemi përballe një kryeministri qe nuk di se cfare flet dhe nuk ka vullnetin të bëj me të mirën për shqiptarët.
Sulmet izraelite në Liban vrasin 9 persona, përfshirë në një...
Opozita në kryeqytet kritikon ekzekutivin, për mosrealizim t...
“L’Equipe”: Zhegrova e rikthen imazhin e tij në Kosovë pas p...
Gjendet pa shenja jete një 55-vjeçare në Pukë
Vazhdon forma e dobët e Zvicrës mposhtet edhe në Leskovc
Hezbollahu merr përgjegjësinë për sulmin me dron në periferi...