Dega e PD-së Kurbin ka festuar 28-vjetorin e themelimit të saj.
Behar Haxhiu kreu i Degës në fjalën përshëndetëse drejtuar anëtarëve dhe simpatizantëve ka theksuar se,
“Kurbini është konsideruar si ndër zonat më demokrate në vend, ndaj dhe si e tillë duhet të tregojmë vullnetin e çdo demokrati për të fituar zgjedhjet vendore të qershorit. Mandati i kreut të bashkisë së Kurbinit është i dhuruar nga strukturat e pushtetarëve të sotëm, duke na mohuar kandidimin e subjektit tonë ne zgjedhjet e katër viteve më parë”.

Më tej kreu i PD-së Kurbin Haxhiu ka shtuar se, “numri i papunësisë kanë arritur shifra alarmante sidomos në zonën e Kurbinit duke thelluar më shumë varfërinë, e kësaj zone. Njëkohësisht Kurbinit po i mungojnë shërbimet, infrastruktura, mungesa e rendit, institucionet janë inekzistente. Kjo qeverisje duhet rrëzuar me çdo formë demokratike, dhe jemi ne demokratët që duhet të shporrim këtë kryeministër të papërgjegjshëm. Në zgjedhjet e qershorit të ardhshëm ne do të fitojmë, për t’i dhënë komunitetit të Kurbinit qeverisjen e duhur”.
Nënkryetari i PD-së Edmond Spaho ka përshëndetur me këtë rast duke premtuar mbështetjen dhe të kreut të PD-së Lulzim Basha.
Njëkohësisht kanë përshëndetur dhe deputetë nga Qarku i Lezhës me rastin e 28 vjetorit te themelimit të PD-së Kurbin.
Hamza uron 7 Marsin: Mirënjohje për të gjithë mësimdhënësit
Peleshi urim në Ditën e Mësuesit: Mirënjohje për ata që form...
Raportuesi i Kosovës në PE: Zhgënjyes dështimi për zgjedhjen...
Osmani: 7 Marsi është festa e shpirtit të kombit tonë, i ci...
KFOR vazhdon patrullimet përgjatë kufirit, synohet ruajtja e...
SHBA-ja konfirmon se Rusia po i ofron Iranit informacione pë...