Një ditë pasi Këshilli i Europës e riktheu Shqipërinë në listën e vendeve gri të pastrimit të parave, ministrja e Financave, Anila Denaj tha se përgjegjësit kryesor për këtë vlerësim negativ janë Prokuroria dhe Gjykatat.
“Nëse lexon raportin dhe rekomandimet e monevayl është e qartë se mangësitë më thelbësore vijnë tërësisht nga agjencitë jashtë ekzekutivit. Veçanërisht gjykatat dhe prokuroria”.
Sipas Denajt, qeveria ka rritur numrin e rasteve të zbuluara për pastrim parash, por prokuroria dhe gjykatat nuk i konfiskojnë paratë.
“Ne kemi referuar 30 përqind më shumë raste në prokuroi dhe gjykata por nuk kemi asnjë konfiskim dhe dënim”, shprehet Anila Denaj.
Rikthimi i Shqipërisë në listën e vendeve problematike për pastrim parash u paralajmërua në vitin 2018, pas një raporti i cili e klasifikoi vendin me risk të lartë pastrimi parash. Komiteti moneyval i la qeverisë një vit kohë për të reaguar, por masat e marra gjatë kësaj kohe nuk e kanë bindur Këshillin e Europës, i cili një ditë më parë vendosi ta fus Shqipërinë në listën gri duke dhënë dhe arsyet pse.
Ministrja e financave tha se muajt e fundit janë miratuar një sërë ligjesh dhe masash, që do të rrisin konfiskimin e parasë kriminale, përfshirë operacionin forca e ligjit
“OFL u bë për të patur një rezultat më të shpejtë, siç e kërkojnë të gjithë”, shprehet Denaj.
Shqetësimet se Shqipëria po shndërrohej në një vend me risk të lartë për pastrimin e parave nisën të shtoheshin veçanërisht pas vitit 2015, kur vendi u përball me rritjen e fortë të kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike./TCH
Zvicra dislokon 4 mijë trupa në kufi me Francën, e cila pret...
Rama merr pjesë nesër në Samitin “BE–Ballkani Perëndimor” në...
Kusari Lila tregon prapaskenat para recitimit të poezisë nga...
Selimi dhe Konjufca takojnë qytetarët në Klinë, flasin për q...
Sveçla: Përmirësimi i kushteve të punës për zyrtarët policor...
LVV: Mitrovica ia qet pikën 116