Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka lënë ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), pasi u mor në pyetje për rreth 8 orë.
Veliaj u shpreh se kishte kohë që kishte kërkuar që të thoshte fjalën e tij për çështjen e inceneratorëve, e cila sipas tij, u ezaurua.
Veliaj deklaroi ndër të tjera se ndihej i lehtësuar që pati mundësinë të fliste për këtë çështje dhe shtoi se e kishte kërkuar këtë takim me prokurorët e SPAK.
“Do doja të falenderoja kolegët e SPAK, ma ka rritur bindjen se është bërë inestim për së mbari në Shqipëri. E vetmja gjë që mund t’i bëjmë është të forcojmë institucionet, mos t’i përgojojmë, të bashkëpunojmë. Kisha kohë që kisha kërkuar një takim. Patëm një ezaurim total të çështjes së inceneratorëve, të gjitha shpjegimet e nevojshme. U thanë detaje të tjera, të dy kolegët hetues me kërkuan që për çështje të sekretit hetimor, të mos i ndaj me gazetarët. Sot ndihem më i lehtësuar që pata mundësinë të them fjalën time”, tha Veliaj./abcnews.al
Parandalohet futja e paligjshme e 200 kg mish dyneri në Koso...
Kreu i KQZ-së zotohet për proces profesional zgjedhor
LDK garon me numrin 113, Abdixhiku: Numër i bashkimit dhe ri...
Bedri Hamza: PDK garon me numrin 125, për seriozitet, punë d...
Këta janë numrat e subjekteve politike për zgjedhjet e 7 qer...
Hamza takon kandidatët për deputetë: Kosova ka nevojë për st...