Pas deklaratave të forta të ish kreut të LSI-së, Ilir Meta në konferencën për media pak orë më parë, ka reaguar kryeministri Edi Rama.
Kryeministri në një mesazh privat të dërguar deputetëve të PS-së në zgjedhjet e 25-qershorit, u kërkon të mos merren më me LSI por të fokusohen në reformën e administratës dhe vettingun.
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta kërcënoi PS-PD se nuk do të dekretonte fituesin e zgjedhjeve të përgjithshme duke u kujtuar edhe njëher që shumë shpejt do të jetë President.
SMS i Ramës:
Ju lutem nuk duhet të kemi më lajme për LSI-në!
E sotmja ishte një ditë per t’u dhënë të gjithëve mesazhin se LSI nuk ka më shanse të bëjë të tretin të vërtetin, në mënyrë që ju të gjithë ta përdorni këtë në fushatën mikro, me organizim kapilar për të kthyer njerëzit që rrinë me LSI për interes jo për bindje!
Në makro, pra në komunikimin publik duhet të fokusohemi tek mesazhi ynë dhe për reformën e administratës të themi, ne duam të bëjmë dhe duam të kemi mundësinë të zgjedhim më të mirët!
Kaq dhe fokusin tek vetingu, ekonomia, punësimi e me radhë në mesazhin tonë… Forca!
Temperaturat ekstreme, Jasharaj propozon shtyrjen e mësimit ...
Trepça në epërsi pas pjesës së parë ndaj Sigal Prishtinës
Nesër rifillon procesi mësimor në të gjitha shkollat e Prish...
Shqipëria mbështet vendimet e Strasburgut – Qeveria jep 30 m...
Arsenali kalon me lehtësi rrethin tjetër në FA Cup
Rritet ndjeshëm bilanci i viktimave nga protestat në Iran, 4...