Kryeministri Edi Rama dhe zëdhënësja e qeverisë, njëherazi ministre për Marrëdhënie me Parlamentin Elisa Spiropali kanë zhvilluar pasditen e sotme një takim me me nënkryetaren e grupit parlamentar CDU/CSU, për Europën Katja Leikert dhe delegacionin nga Bundestagu gjerman.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Spiropali e cila ka ndarë në rrjetet sociale një foto nga takimi.
“Me nënkryetaren e Grupit Parlamentar CDU/CSU për Europën, Katja Leikert, dhe delegacionin nga Bundestag-u gjerman”, shkruan Spiropali krah fotos.
Ditën e sotme nënkryetraja e grupit parlamentar CDU/CSU zhvilloi në selinë blu një takim me kreun e PD, Lulzim Basha.
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron