Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri ka deklaruar se tashmë janë fikur zjarret në gadishullin e Karaburunit, që ishte ndër zonat më të goditura nga zjarret masive që kanë përfshirë vendin në javët e fundit.
“Më në fund, pas 2 javësh mundi dhe sakrificash, nuk ka më vatra zjarri në Karaburun. Qindra orë betejash, qindra trupa të Forcave të Armatosura e forcave zjarrfikëse, specialistë të zonave të mbrojtura dhe emergjencave civile kanë punuar pa u lodhur për të shpëtuar Parkun Kombëtar të Llogarasë”, thuhet në postimin në rrjetet sociale.
Tashmë, vatrat më të rrezikshme duket se ndodhen kryesisht në veri të vendit.
Vijon të jetë aktive vatra në “Majën e Rrunës” në Kukës, si në vendin e njohur si ‘’Ana e Lakut të Mollës”, që është në kufi me Pukën, ku zjarri vijon me intensitet të lartë.
Ndërkohë, një vatër zjarri është aktivizuar edhe në luginën e Valbonës.
Haradinaj njofton aderimin e veteranit të UÇK-së në AAK
Kusari-Lila dhe Keller-Sutter flasin për thellimin e bashkëp...
Operacion i suksesshëm në Spitalin e Mitrovicës, hiqet tumor...
Alaba do të largohet në heshtje nga Reali, pas një periudhe ...
Shpërthimi i Hantavirusit, aeroplani mjekësor udhëton për në...
Një muaj paraburgim të dyshuarit për vrasjen e Rexhë Brahima...