Me rreth 1 orë e gjysmë me vonesë është mbledhur seanca e jashtëzakonshme e Parlamentit të Shqipërisë.
Në fillim pati disa replika mes përfaqësusve të opozitës dhe mazhorancës.
PD kërkoi që Vettingu të miratohej në fund të seancës, ndërsa PS kërkonte të miratohej në fillim. Si përfundim u ra dakord që miratimi të bëhej sipas rendit të ditës, diku nga mesi i senacës.
Deputetët e Parlamentit të Shqipërisë, votuan me shumicë votash për shkarkimin e ministrave dhe votimin e të rinjve të propozuar nga opozita.
Momentalisht seanca është ndërprerë për t’i lënë kohë komisioneve për procedurat e disa projektligjeve dhe më pas do të rinisë sërish për të kryer votimet që kanë mbetur, përfshi edhe vettingun, shkruan Lapsi.
Pesë shqiptarë arrestohen në Dubai për drogë, pritet ekstrad...
Shoqata e Gjyqtarëve reagon ndaj presioneve publike: Deklara...
AUV: Therja e kurbaneve të bëhet vetëm në thertore të licenc...
Foda publikon listën për dy miqësoret ndaj Çekisë dhe Andorr...
ATK prezanton reformat tatimore të Kosovës në konferencën në...
Kreshnik Uka, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës