Parlamenti i Shqipërisë do të diskutojë dhe do të vendosë sot për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Pas debateve në Komisionin Hetimor që u ngrit me iniciativë të 50 deputetëve të maxhorancës, sot në seancë plenare do të vendoset nëse Presidenti do të shkarkohet apo jo.
Komisioni Hetimor, që u drejtua nga Alket Hyseni, mblodhi prova kundër Presidentit dhe në raportin përfundimtar flitej për shkelje të Kushtetutës nga ana e kreut të shtetit.
Nisma për shkarkimin e Metës u bë për shkak të deklaratave të bëra nga ky i fundit gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 Prillit, që sipas maxhorancës shkelnin Kushtetutën.
Por edhe pse kreu i shtetit është thirrur sot për të qenë pjesë në seancë dhe për të kundërshtuar akuzat ai ka refuzuar të marrë pjesë.
Ndërkohë që sipas Kushtetutës, edhe nëse Kuvendi vendos për shkarkimin e tij do të jetë Gjykata Kushtetuese që do të thotë fjalën e fundit./tvklan.al/
Propozimi që ndërtesës në Ambasadën amerikane në Kosovë t...
Haxhiu reagon pas sulmit në Skenderaj
Kurti: Opozita po bllokon reformat dhe po rrezikon miliona e...
Spitali i Mitrovicës jep detaje për gjendjen e Hysni Mehanit...
REL: SHBA’ja i jep dritën e gjelbër armatimit për Kosovën me...
Klubi i madh europian vendos në shitje gjithë skuadrën – për...