Shqipëria sot do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Sipas njoftimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet i vranët dhe me intervale afatshkurtra kthjellimesh.
Reshjet e shiut do të jenë prezente prej orëve të para të 24-orëshit me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit e lokalisht deri mesatar, deri në orët e mesditës.
Pas orëve të mesditës reshjet e shiut gradualisht do të humbasin intensitet. Reshje dëbore me intensitet të ulët deri mesatar në relievet malore veri-lindje-jug(lindje) mbi lartësitë 400-700metër, po ashtu stuhi dëbore në Alpe dhe relievet e larta malore.
Mjegull e dendur lokale / mjegullinë dhe shikim i reduktuar në momentin e reshjeve të shiut e borës, gjatë orëve të mëngjesit e mbrëmjes. Ngrica të forta përgjatë akseve rrugore kryesisht në veri e lindje të vendit.
Era do të fryjë me drejtim verilindje-lindje me shpejtësi mesatare 7-13 m/sek, ndërsa në lugina dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës era pritet të fitojë shpejtësi 15-27m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 4-5 ballë./atsh
Aksident i rëndë në Tajlandë, treni përplaset me autobus – 8...
Dy persona me motor grabisin një argjendari në Kamëz
Interi synon ‘bombën’ e verës – transferimin e yllit të madh...
Zgjedhjet e 7 qershorit, KQZ certifikon 902 kandidatë nga 21...
Musliu: Njësia speciale u nis drejt Skenderajt me urdhër të ...
Kos takon gratë me ndikim në Kosovë: Energji pozitive për rr...