E mërkura sjell një situatë atmosferike relativisht të paqëndrueshme në Shqipëri.
Parashikimi i motit tregon për vranësira të përqendruara kryesisht në ultësirën perëndimore dhe në zonat malore.
Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët do të jenë të pranishme veçanërisht në zonat malore të veriut dhe verilindjes. Gjatë orëve të mesditës, priten reshje lokale shiu edhe përgjatë ultësirës perëndimore.
Era do të fryjë nga drejtimi veriperëndimor në verilindje me shpejtësi mesatare prej 8 m/s. Në zonat bregdetare dhe luginore, pritet që era të arrijë deri në 17 m/s.
Deti do të jetë i qetë, me valëzim të ulët në nivelin 1-2 ballë./tch
Shpërthim i hantavirusit në anijen MV Hondius, pacientët në ...
LDK me Osmanin në listë do të ketë rreth 20 kandidatë nga ek...
Mblidhet Kryesia e PDK-së, merren vendime për fushatën dhe o...
Treni godet një mjet të punës në Jagodë të Klinës, një i lën...
Haxhiu ngushëllon familjen Pëllumbi për ndarjen nga jeta të ...
Peticioni me 200 mijë nënshkrime, Gucati: Na kanë pritur mir...