Sipas MeteoAlb, do të vijojë i ftohti polar në të gjithë Shqipërinë duke bërë që dita e mërkurë të jetë dita më e ftohtë e kësaj jave ku termometri do të zbresë deri në -8°C në zona të thella malore.
Përsa i përket kushteve të motit; nuk priten reshje , por kthjellime dhe vranësira të shpeshta.
Më të dendura vranësirat paraqiten në zonat malore juglindore dhe ekstremi jugor duke sjelle reshje të izoluara shiu e dëbore ndërsa në shumë qytete të ultësirës perëndimore do të ketë prezencë të lageshtirës së lartë në ajër duke bërë që i ftohti të ndjehet edhe më shumë.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme në vlerat minimale, por rriten lehtë në vlerat maksimale duke u luhatur nga – 6°C deri në 15°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi permanent verilindor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.
KQZ hap afatin për korrigjimin e pasaktësive në Listën e Vot...
Trumpi paralajmëron sulme “shumë më të fuqishme” nëse Irani ...
Pas pezullimit, shkarkohet nga detyra drejtori i Policisë së...
Kongresi Botëror i ligjit/ Mbahet në Tiranë, Rama: Privilegj...
Grindje për lëndime, udhëtim me jaht dhe peticion: Çfarë po ...
Prokuroria sekuestron 9 automjete, dyshohet se u përfituan m...