Pandemia i ndryshoi tërësisht prioritetet e shumë njerëzve. Jeta u vu në plan të parë, me çfarëdo kosto. Masat e lehtësuara shtrënguese në gjysmën e dytë të vitit, – teksa qeveria hoqi dorë prej tyre pas efekteve që ato dhanë në rënien ekonomike – çuan në një përhapje të shpejtë të Covid-19, në muajt e fundit të vitit 2020.
Statistikat e INSTAT treguan për një rritje të ndjeshme të vdekshmërisë shtesë në tremujorin e fundit, me rreth 70%, më shumë se mesatarja e së njëjtës periudhë 2016-2019, ndër më të lartat në Europë, sipas të dhënave të tjera të Eurostat.
Rritja e ndjeshme e fataliteteve shtesë, në raport me shtetet e tjera (që zgjodhën shëndetin para ekonomisë) është një tregues i përhapjes së madhe të infeksionit në vend. Tendenca vijoi edhe në tremujorin e parë 2021.
Teksa Shqipëria ka numrin më të ulët të doktorëve në Europë për 10 mijë banorë, me 16.5 mjekë (nga 47.6 që është mesatarja europiane), shumë familje dhe individë u detyruan që të përballonin kostot për kurimin nga xhepi, si në blerjen e medikamenteve, shtrimit në spitale private, apo në sigurimin e oksigjenit. Këto shpenzime janë reflektuar në rritjen e ndjeshme të të ardhurave të operatorëve kryesorë që veprojnë në biznesin e shëndetësisë.
Të dhënat e përpunuara nga “Monitor”, nga bilancet e spitaleve private, klinikat kryesore të analizave dhe kompanisë më të madhe të sigurimit të oksigjenit tregojnë se të ardhurat e 19 shoqërive në fushën e shëndetit (spitale private, depo farmaceutike, laboratorë analizash dhe tregtim i oksigjenit), u rritën me 15%, ose gati 50 milionë euro më shumë. Indirekt, kjo tregon një pjesë të shpenzimeve shtesë nga xhepi për të përballuar pandeminë.
Kosto totale, sidomos ajo e shërbimeve private (nga mjekë e infermierë në shtëpi) dhe e kurimit jashtë vendit është e pamundur të llogaritet. Sipas INSTAT, që llogarit indeksin e vlerës në tregtinë me pakicë të produkteve farmaceutike e mjekësore, nga tetori 2020 deri në mars 2021, shpenzimet mujore për produkte farmaceutike e mjekësore u rritën mesatarisht me 24-28%, në raport me muajt përkatës të vitit normal 2019./monitor/
Modric po mendon seriozisht tërheqjen nga futbolli, fundi mu...
OBSH: Rast i ri i hantavirusit në Spanjë, shkon në 13 numri ...
Haxhiu: Festa e Bajramit na kujton vlerat përreth së cilave ...
Osmani në BIK për Kurban Bajram, fton për solidaritet dhe be...
Kurti uron besimtarët, fton për bashkëpunim dhe ndihmë ndaj ...
Bedri Hamza i shkon në vizitë Myftiut Tërnava, e uron për Ba...