Në ambientet e brendshme të Parlamentit të Shqipërisë, kanë nisur përplasjet fizike mes deputetëve të opozitës dhe maxhorencës.
Përplasja mes deputetëve nisi sapo përfundoi fjalën e tij deputeti Taulant Balla.
Më pas, ish-kryeministri Sali Berisha u ngrit nga vendi për të shkuar në foltore, por më pas nuk është lejuar nga punonjësit e gardës.
Në këtë moment ka nisur edhe përplasja mes dy palëve, shkruan gazeta Shekulli.

Ka qenë deputeti Flamur Noka, ai që është çuar fillimisht nga vendi duke u konfliktuar me Gardën, e cila nuk lejoi Berishën të ngjitej në foltore.
Deputetët e PD-së kanë bllokuar më pas foltoren, ndërsa deputetët Paloka dhe Alibeaj janë larguar nga seananca./Shekulli/
https://www.facebook.com/JETAOSHQEF/videos/10155515033078371/
Kurti uron besimtarët, fton për bashkëpunim dhe ndihmë ndaj ...
Bedri Hamza i shkon në vizitë Myftiut Tërnava, e uron për Ba...
Përparim Rama uron Kurban Bajramin: Paqe, harmoni dhe begati...
Reali merr vendim, do t’i vazhdohet kontrata veteranit...
Shpërthim në një fabrikë në Uashington – humb jetën një pers...
Rama ndan pamje nga Konferenca e 8-të Ndërqeveritare në Bruk...