Janë publikuar pamjet nga brenda nga trupi i pajetë i 71-vjeçarit Lefter Zhidru në Elbasan. Në pamjet nga brenda banesës ku u ngujua për më shumë se 5 orë para se të vritej nga forcat RENEA.
Në foto duken 5 kallëpe tritoli me nga 200 gr secila të bërë gati me kapsolla vetëm sa për t’u ndezur, ndërsa një kallëp e kishte hedhur në drejtim të RENEA-s, por fatmirësisht ka shpërthyer pjesërisht, pasi nuk ishte vendosur mirë. Në foto duket trupi i tij përtokë, pasi u ekzekutua nga RENEA dhe automatiku me dy karikatorë me të cilën qëlloi disa herë në drejtim të policisë.
Pamjet tregojnë edhe një bombol gazi, të cilën Zhidru dyshohet se po e përgatiste për ta hedhur kundër RENEA-s. Mbi bombol ndodhet një çantë dhe dyshimet e grupit hetimor janë se i moshuari po e montonte për ta hedhur kundër efektivëve.
Të gjitha janë gjetur të montuara, por RENEA ndërhyri duke parandaluar një tragjedi. Fillimisht RENEA hodhi një granatë zhurmuese për ta hutuar, por i moshuari reagoi duke u përgjigjur me breshëri. Por fati i tij ishte tragjik, pasi u ekzekutua nga RENEA./sot.com.al/

KQZ hap afatin për korrigjimin e pasaktësive në Listën e Vot...
Trumpi paralajmëron sulme “shumë më të fuqishme” nëse Irani ...
Pas pezullimit, shkarkohet nga detyra drejtori i Policisë së...
Kongresi Botëror i ligjit/ Mbahet në Tiranë, Rama: Privilegj...
Grindje për lëndime, udhëtim me jaht dhe peticion: Çfarë po ...
Prokuroria sekuestron 9 automjete, dyshohet se u përfituan m...