Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ndarë këtë të mërkurë në faqen e tij zyrtare në Facebook një përditësim mbi interesin e madh për Paketën e Maleve, një nismë e re që synon të mbështesë zhvillimin ekonomik dhe turistik në zonat malore të Shqipërisë.
Ai publikoi hartën e aplikimeve, ku theksoi se brenda vetëm 5 ditëve nga hapja e thirrjes, janë regjistruar plot 787 aplikantë nga e gjithë Shqipëria.
“Kjo është një hartë frymëzuese e aplikimeve për Paketën e Maleve, ku në vetëm 5 ditë numërohen 787 aplikantë”, shkroi Rama, duke nënvizuar entuziazmin dhe interesin që ka gjeneruar kjo paketë tek qytetarët që jetojnë apo duan të investojnë në zonat malore.
Pritet që Paketa e Maleve të ketë një impakt të ndjeshëm në promovimin e turizmit të qëndrueshëm, zhvillimin rural dhe fuqizimin ekonomik të komuniteteve lokale.
Mijëra njerëz protestojnë në Madrid, kërkojnë dorëheqjen e S...
Zbulohet ‘goditja e parë’ e Tottenhamit pasi sig...
Ndryshon emri i AAK-së, ky do të jetë emri i ri
Ndryshon plani i produksionit: Ferma VIP 3 pritet të mbyllet...
Çfarë përmban marrëveshja e propozuar që mund t’i japë fund ...
Conte tregon nëse do t’i bashkohet kombëtares së Itali...