Paketa “anti-shpifjes” pritet që këtë të mërkurë të kalojë për miratim në seancën plenare. Paketa është kundërshtuar nga mediat dhe gazetarët, të cilët kanë pohuar se nuk ka nevojë për ligje ekstra, por kanë këmbëngulur, që mediat elektronike duhet të aplikojnë parimin e vetërregullimit.
Nga ana tjetër, Partia Demokratike, ka organizuar disa tryeza për këtë çështje, ndërsa veprimin e qeverisë e kanë cilësuar si një akt kundër fjalës së lirë.
Por, pretendimet e ngritura nga shoqatat e mediave dhe nga vetë gazetarët, kanë marrë menjëherë përgjigjen e kryeministrit Edi Rama, i cili ka theksuar se kjo paketë është përpiluar me ndihmën e OSBE, por edhe nga ekspertë nga Vjena e Austrisë.
Gjithashtu pjesë e diskutimeve në Kuvend do të jetë edhe projektbuxheti i vitit 2020 ku do të diskutohet dhe miratohet me ndryshimet e bëra, ku në të është përfshirë edhe fondi për rindërtimin e banesave të shkatërruara nga tërmeti i 26 nëntorit.
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...