Këshilli Kombëtar i Punës do të mblidhet të premten për të diskutuar rritjen e pagës minimale për sektorin privat.
Aktualisht, minimumi me të cilin biznesi mund të paguajë punonjësit, me ligj është 22 mijë lekë. Por përfaqësuesit e sektoit privat thonë se ky vendim mund të sjellë efekte negative.
“Ka gjasa të rrisim në mënyrë artificiale kostot e produkteve dhe efekti do të jetë: ose do të reduktohet eksportin, ose bizneset do të jenë të detyruara të reduktojnë punonjësit, me rentabilitet të ulët”, thotë Alban Zusi, president i Qendrës Shqiptare të Eksporteve.
“Këto lekë do merren tek përfitimi neto i ndërmarrjes që është rreth 8.7 për qind, i cili do të zvogëlohet dhe do të vejë në 3.4 për qind. Nuk ka asnjë ekonomist në botë që pas kësaj goditjeje të sugjerojë vazhdimin e këtij biznesi sepse është i suksesshëm”, thotë Gjergji Gjika, kryetar i Dhomës së Fasonistëve.
Megjithatë, Gjika e ka një propozim. “Të propozohet një rritje 5 për qind dhe me këtë nivel ne mund të ulemi të diskutojmë. Por nëse shkohet më tutje është e palogjikshme”, thotë Gjika.
Ndërsa Alban Zusi, i cili ka qenë vetë pjesë e kësaj qeverie, i kërkon sot asaj zhveshjen e biznesit nga disa kosto që nuk sjellin vlerë të shtuar.
“Për shembull, heqja e detyrimit për përkthim dhe noterizim të certifikatave veterinare dhe fito-sanitare në import. Është një kosto prej 5 milionë euro burim real, që mundëson qoftë edhe rritjen e pagave”, thotë Zusi.
Komuna e Fushë Kosovës anulon vendimin për shpronësim të pro...
FSK dhe ushtria britanike në trajnim të avancuar në Belize
Dy të vdekur nga një sulm palestinez në Izrael
IKSHPK bën thirrje për vaksinim kundër gripit sezonal
E rëndë: Rryma ia merr jetën një të riu në Malësi të Madhe
Gjermania po përgatit rregulla të rrepta për mediat sociale,...