Emigrimi i lartë dhe mungesa e mjekëve janë konsideruar prej opozitës probleme thelbësore të vendit.
Ish-kryeministri Sali Berisha në një tryezë të posaçme për shëndetësinë theksoi se nuk ka mjek për të vizituar gra e fëmijë. Lulzim Basha nga ana e tij duke u shprehur se shëndetësia është në vdekje klinike, premtoi rritje pagash pas rotacionit të pushtetit.
Opozita ka vënë alarmin sa i përket situatës në mjekësi në tryezën “Sfida dhe vizioni ne shendetesi”. Ish kryeministri Sali Berisha theksoi se fëmije e gra nuk po arrijnë të gjejnë pediater dhe gjinekolog ne spitale. Sipas tij paratë shkojnë për koncesione dhe PPP-te ndaj Shqipëria po shkon me një mjek në një mijë apo dy mijë banorë.
Për kreun e PD Lulzim Basha shëndetësia në Shqipëri është në “vdekje klinike”.
Basha tha se sapo Partia Demokratike të vijë në pushtet, do të nisë menaxhimi i fondeve me anulimin e të gjitha koncesioneve me PPP-t që vjedhin 35-40 mln euro në vit.
Këshilltari ekonomik pranë CDU-së Martin Henze i pranishëm në tryezë ngriti shqetësimin e emigracionit të lartë. Sipas tij nëse në Shqipëri fenomeni i largimeve vazhdon me këtë ritëm, pas 5-6 vitesh në vend do të jetojnë vetëm moshat e treta./oranews
Njoftim për mbajtje të Mbledhjës së Përgjithshme vjetore të ...
Ekzekutohen pagesat për veteranë, pensione të përkohshme dhe...
Kuvendi vendos për tri seanca – njëra i kushtohet Eliot Enge...
SHBA dhe Irani drejt raundit të dytë të bisedimeve të paqes ...
Pakistani me siguri të lartë para negociatave ShBA-Iran
Muriqi zbulon prapaskenat, ishte afër transferimit të PSG: M...