Disa prej deputetëve të Partisë Demokratike të Shqipërisë, nuk janë lejuar që të hyjnë në ambientet e Kuvendit këtë të hënë.
Raportohet se bëhet fjalë për deputetë që janë përjashtuar.
Kjo situatë ka shkaktuar përplasje mes deputetëve që kanë kërkuar të hyjnë në seancë dhe punonjësve të sigurisë së parlamentit.
Opozita proteston sërish ditën e sotme.
Protestuesit u mblodhën para Kuvendit. Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili e paralajmëroi protestën që të shtunën, hyri në parlamenti në orën 16:50.
Më herët ai i bëri thirrje mbështetësve të opozitës për të vazhduar atë që ai e quan si revolucion për rrëzimin e socialistëve nga pushtetit.
Ai është shprehur se arsyeja pse zgjodhën Parlamentin si vendin ku do të protestojnë, lidhet me faktin se sipas demokratëve, me forcën e kartonave shumica po u mohon të drejtën e fjalës deputetëve të opozitës.
Kujtojmë që njëkohësisht protestës do të zhvillohet edhe seanca plenare. Në lidhje me protestën ka marrë masa edhe policia./A2
Gati 60 mijë aplikime për vota nga diaspora
Kurti: Agron Rrahmani gjithmonë do të mbetet shembull i një ...
OBSH dhe Spanja për shpërthimin e Hantavirusit: Situata nën ...
Hamza mirëpret në PDK Kolonel Skender Hoxhën, do të jetë kan...
Çka po paralajmërojnë Selin dhe Gimbo?
“Falë Zotit nuk jam madrilen”, Yamal provokoi rivalët më të ...