Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka thërritur sot një mbledhje të grupit parlamentar të PD-së për të diskutuar emrat që do të propozohen për postin e Presidentit të Shqipërisë, në raundin e dytë të votimit në Parlament.
Brenda grupit parlamentar të PD-së emrat që do të diskutohen janë Dritan Demiraj, ish-ushtarak dhe ish-ministër të Brendshëm në qeverinë teknike të dalë nga marrëveshja e 17 majit 2017, Visar Zhiti, ish-ministër i Kulturës dhe ish-Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama.
Ndërkohë, mësohet gjithashtu se Fatmir Mediu dhe Agron Duka kanë propozuar emrin e Dashamir Shehit për postin e Presidentit.
Një ditë më parë, mazhoranca dhe opozita ranë dakord që në dy raundet e ardhshme, kandidaturat për postin e presidentit të prezantohen vetëm nga opozita.
Marrëveshja e arritur nuk do të thotë se PS-ja do të pranojë automatikisht propozimet e opozitës.
Nëse nuk ka dakordësi për kandidaturat deri në raundin e tretë që kërkojnë shumicë të cilësuar me 84 vota, socialistët më pas do të dalin me propozimet e veta në dy raundet e fundit, që mundësojnë zgjedhjen e Presidentit të ri me shumicë të thjeshtë prej 71 votash. /A2 CNN/
Policia arreston dy persona në Pejë të dyshuar për orientim ...
DnV: Dalje e ulët e qytetarëve në votime, 10% më e ulët se n...
Abdixhiku: Kanë mbetur më pak se dy orë, dilni e votoni, për...
Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro zhvillimit, mos i nga...
Shqyerja e fletëvotimit, Pula: Parashihet dënim nga 1 deri n...
Tensione në Francë përpara Kupës së Botës: Mbappe në konflik...