38 urdhër-arreste janë lëshuar në Shqipëri, Mal të Zi, Itali dhe Spanjë nga një operacion që po zhvillohet si bashkëpunim i Policisë së Shtetit të Shqipërisë, SPAK-ut me Anti-mafias italiane.
Të arrestuar në kuadër të këtij operacioni janë Maksim Sota, prokuror në Vlorë; Festim Lelaj, ish-oficer policie në Vlorë; Ilir Balla, shefi i Sektorit kundër Trafiqeve në Drejtorinë e Përgjithshme dhe Saimir Kurti, drejtor në Bashkinë e Kavajës.
Gazetari Merin Maçi raporton se personat e përfshirë akuzohen për korrupsion, shpërdorim detyre, pastrim parash e trafik ndërkombëtar të sasive të konsiderueshme të lëndëve narkotike.
Gjithashtu, po zbatohen vendimet e sekuestrimit të pasurive të dyshuara që rrjedhin nga të ardhurat e aktivitetit kriminal apo të ardhura të tjera të paligjshme, në vlerë disa milionë euro.
Në orët në vijim, nga ana e autoriteteve italiane pritet të mbahet dhe një konferencë, ku do jepen më shumë detaje për këtë operacion./Euronews Albania
Debat mes ‘treshit përsheshit’, Klodi i kthehet ashpër Elijo...
Nagavci çon në Prokurori procesin e zgjedhjes së Drejtorit t...
Policia zbardhë detajet e fundit nga rasti që ndodhi në Vete...
Shoqata e të Burgosurve Politikë të Kosovës mbështetë Marshi...
Ekskluzive: Një person vetëvritet në dalje të autostradës ng...
KQZ: Edhe 400 vendvotime kanë mbetur të rinumërohen