Është shkatërruar një rrjet shpërndarësish droge me mbi 100 persona gjatë një operacioni antidrogë në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë.
Operacioni është ende në vijim, ndërkohë që personat e përfshirë në këtë rrjet, shpërndanin kanabis, kokainë dhe heroinë.
Siç raporton TCH, ky hetim ka nisur muaj më parë, ku policia hetoi lidhjet e personave të arrestuar më herët për shpërndarje dhe zbuloi anëtarët e tjerë. Gjykata ka nxjerrë mbi 100 urdhra ndalimi.
Ky operacion po mbahet në të njëjtën kohë edhe në disa qytete të tjera, ku zbulohet se numri më i lartë i shpërndarëve është në Tiranë.
Policia ka sekuestruar vetëm në Tiranë rreth 3 kg kokainë dhe 15 kg kanabis.
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...