Një grup kriminal që merrej me prodhimin dhe shitjen e lëndëve narkotike u shkatërrua në Mat të Shqipërisë nga policia këtë të premte, ku 14 persona u arrestuan dhe një tjetër u shpall në kërkim.
Mes të ndaluarve është dhe koka i grupit 55-vjeçari, Gëzim Koleci, i cili mbante njëherësh detyrën e kryetarit të fshatit Lam i Madh.
Për shkak të lidhjeve familjare dhe fisnore me të ndaluarit e tjerë, Gëzim Koleci organizonte të gjithë punën.
Ai merrej me identifikimin e zonave ku do të kultivohej kanabisi e më pas me përpunimin dhe gjetjen e tregut për shitje.
Ndërsa transport i lëndës narkotike bëhej nga djemtë e 55-vjeçarit, Vilson dhe Gestian Koleci.
Të dy këta të fundit të dënuar me “arrest shtëpie” pasi u kapën në vitin 2021 në aksin rrugor Fushë Krujë – Laç, me 6.8 kilogramë marijuanë.
Operacioni i koduar “Kepi i vozajve” u zhvillua nga policia e Dibrës dhe ajo e shtetit nën drejtimin e prokurorisë së Matit.
Hetimet për rastin nisën në vitin 2019 dhe u ndoqën metoda speciale nga ana e agjentëve të antidrogës.

Izraeli dhe Libani vazhdojnë bisedimet për armëpushim dhe pa...
Certifikohen 12 zyrtarë policorë për operim me dronë, polici...
Flet Mërgim Lushtaku për media: Sami Lushtaku ende nuk është...
OVL e UÇK-së thirrje qytetarëve: Nisuni drejt Skenderajt për...
Mërgim Lushtaku po qëndron para Stacionit të Policisë në Ske...
Dalin në shitje biletat për sfidat kundër Izraelit dhe Lukse...