Tronditi mbarë opinionin publik në fillim të këtij viti vrasja e Lirije Lamit nga nusja e saj, Marjana Cmeta e cila e helmoi me lëng portokalli e më pas e mbyti me duar. Krimi u zbulua nga një video e regjistruar nga hoxha Hysen Shehu, ku nusja ishte rrëfyer.
Prej disa muajsh Marjana ndodhet në burgun e grave “Ali Demi” në Tiranë. Atje ajo kujdeset edhe për vajzën që tashmë ka bërë 1 vjeç të cilën e mbajnë prindërit e Marjanës. Kujtojmë se arjana kur kreu krimin ishte shtatzënë.
Në një intervistë për “tiranapost.al”, djali i të ndjerës Lirije, Oltion Lami rrëfen se nuk ka mundur ta takojë të bijën dhe pasi të përfundojë gjyqi do kërkojë kujdestarinë. Ai u shpreh se vajzën e dërgojnë në burg çdo ditë, e aty rri me të ëmën.
“Nuk e njoh Olian akoma,” – tha Oltion Lami, – “Kam shumë mall për të, dua ta takoj.”
Lami tregoi se vajza ka mbushur 1 vjeç në datën 26 gusht, por ai ende nuk i ka dëgjuar belbëzimet e para.
“I kam bërë përpjekjet e mia për ta takuar. Një ditë, mora guximin t’u dilja para e ta shihja vajzën. Shkova një orë përpara te dera e burgut në Ali Dem. Doja vetëm ta përqafoja dhe do ikja. Nuk i pashë,” është shprehur Oltion Lami.
AUV tërheq nga tregu formula ushqimore për foshnje të import...
Ovouka vlerëson Celjen para takimit të parë
Kurti takon Sir Geoffrey Nice, diskutojnë bashkëpunimin dhe ...
Haxhiu priti në takim Shefin e Zyrës së BE-së, diskutuan për...
Bashkimi konfirmon rikthimin e Kyan Andersonit për finalen e...
Sonte luhet finalja e Kupës së Kosovës në basketboll