Sali Berisha ka dhënë një deklaratë për mediat pasi votoi për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Partisë. Pasi votoi për 150 anëtarët e Këshillit Kombëtar, Berisha u shpreh se ky ishte Kuvendi i përfundimit të kryetarokracisë dhe presidenco-kracisë.
Me përfundimin e punimeve të Kuvendit Kombëtar, ish-kryeministri u shpreh se tashmë PD do të rikthehet si forcë fitimtare.
“Kjo shënon përfundimin e punimeve të Kuvendit të Partisë Demokratike me sukses të plotë. Siç theksova në fjalën time, ky Kuvend, mund të quhet Kuvendi i përfundimit të kryetarokarcisë dhe presidencokracisë. Vendosi në piedestal një elitë të re përfaqësuese të PD, e tëra e zgjedhur me modelin një anëtar një votë. E tëra e zgjedhur në përputhje me kushtetutën tonë të lirisë. Të gjithë anëtarët ishin të propozuar nga anëtarësia e partisë ose të vetëdeklaruar për të garuar në postin që kanë marrë.”
Modeli i ndjekur në Kuvend, Berisha tha se do të promovohet në mbarë shoqërinë shqiptare. Po ashtu, lideri historik i demokratëve bëri të ditur se çdo votë do të tregohet para kamerave ndërsa u bëri thirrje gazetarëve që ta ndjekin procesin. /abcnews.al/
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...