Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në qendër të Bushatit, ku një konflikt për motive të dobëta mes dy personave ka përfunduar me dhunë fizike dhe plagosje të rëndë.
Sipas informacioneve zyrtare nga Policia e Shkodrës, shtetasi B. Sh., 56 vjeç, ka goditur me një mjet prerës, kosë, kamarierin P. V., 39 vjeç, pasi dyshohet se ky i fundit nuk i ka shërbyer kafe, duke i shkaktuar dëmtime në kokë, trup dhe një frakturë, thyerje në krahun e djathtë.
Ngjarja ndodhi në ambientet e një lokali në qendër të Bushatit.
Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës ka arrestuar në flagrancë shtetasin B. Sh., 56 vjeç, banues në fshatin Mali i Jushi.
Mjeti prerës, kosë, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa i plagosuri ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën, raporton euronews.albania.
Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për vijimin e hetimeve.
Vëllaznimi mposht Sigal Prishtinën në një sfidë dramatike
MEPJ: Riatdhesohet në Shqipëri, prej 12 vitesh ndodhej në nj...
Para muajit të shenjtë të Ramazanit, Adri dhe Iliriana në Qa...
SHBA-të kryejnë sulme hakmarrëse ndaj ISIS në Siri
Kurti takoi kryediplomatin gjerman, flasin për marrëdhëniet ...
Capital T konfirmon lidhjen me Adrola Dushin, publikon foto ...