Policia italiane pas më shumë se një viti ka arritur të arrestojë një shqiptar që kishte terrorizuar San Benedetto del Tronto, provincë në Ascoli.
Policia italiane njofton se 39 vjeçari shqiptar me nënshtetësi të Italisë kishte bërë “kërdi” për më shumë se një vit në San Benedetto del Tronto duke ndezur plotë nëntë makina.
Rivalitetet e vogla, xhelozitë dhe mos pagesa për punët e kryera ishin disa nga arsyet pse shqiptaro-italiani kishte marrë vendime radikale për t’i djegur makinat.
Në muajt e parë të 2017-tës në San Benedetto filloi një seri zjarrëvënjesh në makina të ndryshme, që menjëherë u hetuan që ishin qëllimkëqija.
Në fillim organet e hetuesisë italiane secilin rast e morën si të veçantë.
Pasi fenomeni u paraqit përsëri, dyshimet ishin për një zjarrvënës serial. Ngjarjet kishin karakteristika të përbashkëta, sidomos teknika e veçantë e djegies së makinave që rezultonte me shkatërrim total të mjetit.
Duke parë seriozitetin e rasteve, pasi disa herë makinat e djegura rrezikonin edhe shtëpitë e banimit, Perfekti i Askolit mblodhi drejtuesit e Policisë së Shtetit dhe njësitet e karabinierëve, për të vepruar me urgjencë.
Kryeprokurori Umberto Monti mori përsipër menaxhimin e situatës dhe pas pak kohësh autori u vu në pranga.
I dyshuari S.K. 39 vjeçar, ishte i papunë, ai kishte nënshtetësi italiane me prejardhje shqiptare.
Drita-Malisheva, derbi i kësaj jave në Superligë
Një anëtar shpëtohet pas rrëzimit të aeroplanit të SHBA-së n...
Osmani nesër ia dorëzon detyrën kryeparlamentares Haxhiu
A po kthehet Vuçiqi në ekzekutiv? Serbia përballë zgjedhjeve...
Vdes punëtori 44 vjeçar, dyshohet se kishte rënë nga kati i ...
Në mungesë kuorumi, nuk votohet rezoluta për çmimet e naftës