Policia e Vlorës ka dale sot me nje njoftim te rendesishem per gjithe perdoruesit e rrugeve gjate ketij sezoni turistik.
Ne vijim të planit të masave për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore në vend, gjatë sezonit turistik veror 2017, në bazë të udhëzimit “Mbi kufizimet në qarkullimin e mjeteve të rënda për transportin rrugor të mallrave”, nga Shërbimet e Policisë Rrugore pranë DVP Vlorë, janë marrë këto masa:
– Janë caktuar shërbime të policisë rrugore të planizuar për nevojat e trafikut gjatë sezonit veror 2017.
– Përparësi kanë pushuesit vendas dhe të huaj ku punonjësi i policisë duhet të tregojë kulturë, etikë, profesionalizëm në bazë të ligjit.
– Akset rrugore bregdetare do të mbahen nën vëshgim me patrullime të shpeshta me qëllim normalizimin e trafikut dhe ndërhyrjen në kohe sa më të shpejtë në rastet emergjente.
Policia bën me dije se deri në datën 30 Shtator 2017, gjatë fundjavës, duke filluar në oraret 09:00-14:00 e ditës së Shtunë dhe në oraret 12:00-00:00 e ditës së Diel, do të ndalohet (kufizohet) qarkullimi:
Segmentet rrugore ku nuk do të lejohet qarkullimi i këtyre mjeteve në oraret e përcaktuara më sipër, janë:
Vlorë – Zvërnec
Vlorë- Palas- Dhërmi- Vuno- Himarë- Qeparo- Borsh – Sarandë
Sarandë – Qafë Bot (PKK me Greqinë)
Sarandë – Butrint
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve dhe pushuesve që të vihen në dijni për këto masa me qëllim mbarëvajtjen me sukses dhe ruajtjet e rendit e të sigurisë rrugore gjatë gjithë sezonit turistik të këtij viti
Juventusi në epërsi pas pjesës së parë ndaj Galatasarayt
Dhunë në Novi Sad: Studentët akuzojnë mbështetësit e pushtet...
Shpëtohet një turiste në Bjeshkët e Nemuna, theu këmbën gjat...
Takimi Haxhiu-Begaj: Bashkëpunim dhe mbështetje mes dy shtet...
Seanca në Hagë, Konjufca: Nesër do të marrë pjesë në procesi...
Amir Rrahmani pritet të mbetet gjatë jashtë fushave