Që prej vitit të kaluar Shqipëria ka krijuar një njësi speciale e cila do të merret vetëm me ndalimin dhe arrestimin e personave të shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar.
Kjo njësi tashmë i është bashkuar rrjetit ENFAST, e cila është ombrella e njësive speciale të disa vendeve europiane. Ka një listë me 50 persona në kërkim, të cilët policia ka filluar t’i bëje publike së fundmi.
Këtë gjë e ka konfirmuar Besfort Lamallari, zv/ministër i Brendshëm: “Shqipëria është anëtari më i ri i #ENFAST! FAST?? shkëmbim informacioni në kohë reale 24/7, koordinim & operacione të përbashkëta me njësitë homologe ??
Për personat më të kërkuar, së bashku me #ENFAST & #Europol do të ofrohen shpërblime të konsiderueshme për qytetarët që bashkëpunojnë me Policia e Shtetit”.

Policia e Shqipërisë e arreston në Fushë-Krujë 36 vjeçarin e...
Ambasadori gjerman përgëzon Kosovën për Ligjin për të huajt:...
Trump shkarkon Grenellin nga posti i drejtorit të “Joh...
“Irani është mposhtur plotësisht”, Trump: Po më luten për nj...
Marta Kos përballet me akuza për bashkëpunim me UDB-në
Alarm në Amsterdam, shpërthim në një shkollë hebraike