Një 42-vjeçar nga fshati Blliçe i Dibrës ka gjetur vdekjen mesnatën e kaluar në rrethana misterioze. Po ashtu, vrasësit apo dëshmitarët janë zhdukur, por ata kanë marrë mundimin ta dërgojnë deri tek Urgjenca e Spitalit të Dibrës.
Policia e Dibrës njoftoi:
Me datë 22.09.2017, rreth orës 03.30 të mëngjesit në Sallën Operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër ka ardhur një telefonatë nga urgjenca e Spitalit Rajonal se ka ardhur i vrarë me armë zjarri shtetasi Alban (Gëzim) Kaloshi, 42 vjeç, banues në fshatin Blliçe, Bashkia Dibër.
Menjëherë ka shkuar Grupi hetimor ku ka rezultuar se: Dy persona ende të pa identifikuar nga Policia kanë çuar në urgjencën e spitalit pa shenja jete shtetasin A.K, dhe janë larguar pa u identifikuar në urgjencën e spitalit. Nga kqyrja paraprake e bërë nga eksperti mjeko ligjor rezulton që viktima të jetë goditur me një plumb në kraharor. Janë ende të pa qarta rrethanat e ngjarjes, kemi të bejmë me vrasje apo ngjarje aksidentale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes. Janë shoqëruar disa persona që kanë qenë të shoqëruar me viktimën në orë te ndryshme të mbrëmjes së djeshme. Po bëhet kqyrja e telefonit të viktimës Si dhe po punohet për identifikimin dhe shoqërimin e personave që kanë çuar në spital viktimën
Haradinaj për Ushtrinë: Sikur të mos ishte krijuar, Kosova s...
Qëndrimi i palëkundur i Marc-Andre ter Stegen
Familja e heroit në Sydney: Na bëri krenarë!
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtar...
Rritje e rasteve të gripit sezonal, mjekët bëjnë thirrje për...
Veliaj shkruan nga burgu, ka një kërkesë për këshillin bashk...