Pasi mori vulën dhe logon e Partisë Demokratike, ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka thirrur një protestë kombëtare, e cila nisi zyrtarisht para kryeministrisë në Tiranë
Dy janë kërkesat kryesore të demokratëve, krijimi i qeverise teknike dhe lirimi i liderit të opozitës, Sali Berisha, i cili ndodhet në izolim prej 7 muajsh.
Qindra forca policie janë vendosur në gatishmëri para godinës, për të parandaluar incidente.
Fillimisht përfaqësuesit politikë të Partisë Demokratike dhe mbështetësit e tyre u mblodhën në selinë blu, për të marshuar më pas drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.
Flamur Noka, Belind Këlliçi, Tomor Alizoti, Agron Gjekmarkaj, Edi Paloka, Gazment Bardhi, Ina Zhupa janë disa nga zyrtarët e PD-së që janë pjesë e protestës.
Edhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është pjesë e protestës së thirrur nga PD, ndërsa do të mbajë edhe fjalën./tch
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...