Këtë të hënë po zhvillohen zgjedhjet për kryetarë të PD-së në 9 degë, në Peqin, Korçë, Devoll, Lezhë, Mirditë, Shkodër, Vau i Dejës, Malësi e Madhe, dhe në degën 7 në Tiranë.
Në njësinë 7 në Tiranë kandidojnë Avni Tobli, Elvis Hidri, Gjovalin Syla dhe Kadri Tafa.
Në qytetin e Lezhës do të votojnë votojnë rreth 3800 anëtarë per kandidatët: Alen Kola, Anton Gjoni, Arben Ndoi.
Ndërsa në Korçë, kandidatët janë Devis Osmani, Ledina Alolli, Arben Fezolli dhe Mateo Balli. Në lista votues ka rreth 2800. Në Peqin kandidon Arian Ashiku dhe Mustafa Pashja. Në Mirditë kandidojnë Aleksandër Picaku, Gjon Ndoj dhe Albert Mëlyshi.
Edhe demokratët e Shkodrës, votojnë sot për të zgjedhur kreun e ri të degës lokale. Janë rreth 6000 anëtarë me të drejte vote të cilët do të votojnë për njërin prej 4 kandidateve: Arben Lushaj, Elvis Deda, Gjenarin Kapcari dhe Vildana Gushta. Gjatë ditës se djeshme, 4 kandidatë dhanë dorëheqjen, sipas tyre per arsye personale. Të katër kandidatet janë mbështetës të “Shtëpisë se Lirise”.
Zgjedhjet per kryetarin e ri të PD po zhvillohen edhe në Malësinë e Madhe, ku në gare janë: Fredi Sterkaj, Mimoza Rexhvelaj dhe Isa Ramaj.
Ndërsa në Vaun e Dejës Benard Ndreca dhe Mersin Zagani.
Ditën e djeshme u mbajtën zgjedhjet në 5 degë, Krujë, Belsh, Maliq, Vorë dhe në degën 14 në Tiranë, ndërsa gjatë të shtunës në vend u votuan në 14 degë./tch/
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë