Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani ka njoftuar se ka nisur shpërndarja e teksteve shkollore për nxënësit shqiptarë në diasporë.
Hasani ka thënë se rreth 5 mijë tekste të unifikuara fizike dhe digjitale janë dërguar në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Shqipërisë.
“Rreth 5 mijë tekste të unifikuara fizike dhe digjitale të “Gjuha shqipe dhe kultura shqipe” niveli I dhe II, janë dërguar në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Shqipërisë, për të mundësuar mësimin e gjuhës shqipe, bazuar në marrëveshjen e nënshkruar mes Shqipërisë dhe Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook.
Hasani ka shtuar se ministria për Evropën dhe punët e Jashtme është e angazhuar që shumë shpejt, të përfundojë procesi i unifikimit të teksteve të përbashkëta, për “Gjuha shqipe dhe kultura shqipe” niveli III.
Ai ka theksuar se tekstet e tjera plotësuese për mësimin e gjuhës shqipe, mund lexohen dhe shkarkohen falas në faqen zyrtare./Arbresh.info/
Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...